Europa po tallet me ne? Ja paralajmërimi që i bëri Dr.Berisha, Kujtim Gjuzit
I ftuari special në D-Night, në RTV Ora këtë të enjte ishte ish deputeti, Kujtim Gjuzi. Ai njihet për karizmën dhe shpirtin rebel kur bëhet fjalë për politikë. Kështu gjatë intervistës, edhe pse ishte shumë filozofik në përgjigjet e tij, për rolin e Europës kishte një koment të veçantë.
Dajana: Po tallet pak me ne Europa z.Gjuzi?
Kujtimi: Të them që nuk e kam marrë me shaka, nuk iu them dot për dy arsye. E para kemi 30 vite që e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe siç e vëmë re partia më e madhe e opozitës po kërkon të rithemelohet se nuk arriti dot qëllimin, sepse hynë shumë spiunë të sigurimit të shtetit, nuk arriti aty sepse doktori i besoi dibranin të dytë pas z.Topi, z.Basha dhe kjo është një pikëpyetje e madhe.
Nëse ju merreni me “Bacën” ai është i paparashikueshëm. Do thoni ju ku e kishe ti këtë garanci?
Dajana: Kjo pyetje do vijë patjetër
Kujtimi: Unë isha 17 vjeç dhe në kor një grup çunash të rinj u thoshim studentëve “o bacil” “o bacil”, por pa e ditur ne se çfarë ishte bacilli. Dr.Berisha u afrua drejt nesh dhe më tha: “ Nëse ti edhe një herë tjetër, të dëgjoj se u thua studentëve të mi bacil, ti do të kesh problem me mua”
Për më shumë ndiqni linkun më poshtë. D-NIGHT nga e Hëna në të Enjte Live RTV Ora 23:00-00:00


