Tiranë: 32 vjeçari shpallet në kërkim për një ngjarje të dy viteve më parë. Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 10:49
Një 32 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2019.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme" informoi policia.