Gjeta: Një pjesë e Akademisë së Shkencave, zgjatim i politikës, inekzistence për çështjet sensitive
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Altin Gjeta u shpreh se një pjesë e Akademisë është zgjatim e politikë dhe nuk ka impakt në jetën e vendit sepse nuk ka produkt shkencor.
Ai tha se në shumë çështje që kanë qenë sensitive në vend kohët e fundit, Akademia e Shkencave është pothuajse inekzistence.
Gjeta: Një pjesë e Akademisë është zgjatim e politikë dhe nuk ka impakt në jetën e vendit sepse nuk ka produkt shkencor. P.sh. nëse futesh në rrjete shkencore nuk ka punime shkencore që ka një impakt në vend, jo më pak në rajon e më gjëra. Akademia nuk ka qenë në gjendje që t’i imponohet debatit publik.
Shumë çështje që kanë qenë sensitive në vend kohët e fundit, Akademia e Shkencave është pothuajse inekzistence. Akademia p.sh "Open Balkan", Akademia nuk ka dhënë një qëndrim publik lidhur me këtë çështje.
