Meta: Shërbimet sekrete të brendshme dhe të huaja më përgjojnë telefonin

Presidenti Ilir Meta është shprehur se përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshme dhe të huaja.

Kreu i shtetit e tha këtë teksa ka treguar për momentin se si anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke thënë se ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçit i komunikoi vetëm gjërat bazike, pasi sipas tij telefoni i tij përgjohej.

Më tej Meta tha se edhe pse përgjohet nuk ka asgjë për të fshehur. 

Ilir Meta: Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thash të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur.

Deklaratat Meta i bëri në një intervistë për “Syri.Tv” me gazetarin Çim Peka.