Objekti pa leje çon në pranga ish-kryeinspektorin e IMT Elbasan

Ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan së bashku me një inspektor kanë rëndë në prangat e policisë për “shpërdorim detyre”.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.

Mësohet se personat në fjalë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti.