Sherr brenda familjes në Fier, vëllai i madh plagos më të voglin me kosore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2021, 20:14
Një konflikt mes vëllezërve në Fier ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Policia bëri arrestimin në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, pasi për motive të dobëta ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës kosore vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

