Covid-19, Dasho: Qeveria dhe ministria i lanë shqiptarët të vdisnin, ja pse nuk funksionoi programi i vaksinimit
Mjeku Erion Dasho shprehet se menaxhimi i pandemisë në vendin tonë ka qenë skandaloz, dhe sipas tij fajin për këtë e ka qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.
Në një intervistë për Ora News, megazetaren Matilda Mcini, njerëzit tashmë kanë humbur besimin tek qeverisa pasi sipas tij kjo e fundit nxori ‘tanket’ në rrugë atëherë kur nuk ishte nevoja.
Erion Dasho: Vaksina nuk mbron për gjithë jetën por këtë mundësi kemi. Më vjen shumë keq që Shqipëria ka një hezitim në raport me vaksinimin dhe nuk po kuptohet se çfarë avantazhi ofron për popullatën. Faji dhe përgjegjësia kryesore i ngelet qeverisë, ka qenë menaxhim skandaloz i pandemisë. Kemi krijuar një hendek mes qytetarit dhe qeverisë.
Qeveria sot është e pabesueshme, nxori tanket në rrugë kur nuk ishte nevoja. Qeveria nuk lejonte mjekun e familjes deri në nëntor të vitit 2020. Qeveria i solli vaksinat në një çantë dore kur vaksina ‘Pfizer’ për t’u transportuar. Qeveria organizoi fushatën e vaksinimit në fushatën e elektorale, për të marrë ca vota më shumë. Kjo qeveri e ka humbur besimin.
Për Dashon, shkaku kryesor se përse programi i vaksinimit ka dështuar është qeveria.
Erion Dasho: Qeveria dhe ministria i la shqiptarët të vdisnin dhe Shqipëria sot është një nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në botë. Shkaku kryesor se përse programi i vaksinimit ka dështuar është qeveria.
Përgatiti Anila Kolgjini.
