Meta shmang Dvoranin: Takohemi në ring në mbrëmje
Presidenti, Ilir Meta, ka shmangur komentet për çështjen e Ardian Dvoranit.
"Takohemi në ring në mbrëmje" tha ai duke njoftuar daljen e tij të radhës televizive.
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka arritur në përfundimin se padia e presidentit Ilir Meta ndaj ish kreut të KED Ardian Dvorani nuk qëndron. Organi i akuzës ka vendosur pushimin e hetimeve dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë për ligjerimin e vendimit.
Vendimi i SPAK, mësohet se do të shqyrtohet në datën 23 nëntor nga gjyqtari i posaçëm, Erion Çela. Në muajin shkurt të vitit 2020, presidenti Ilir Meta paditi në SPAK gjyqtarin Ardian Dvorani, në atë kohë, Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kreu i shtetit e akuzoi Dvoranin për veprimtari kriminale dhe shkelje të Kushtetutës në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të Gjykatën kushtetuese. Kallëzimi i presidentit bënte fjalë për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe“përvetësimin e kompetencës së detyrës shtetërore”.
Presidenti e fajësoi Dvoranin me disa video si përgjegjës për situatën, pasi ai i ka dërguar dy herë në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante.


