PD i përgjigjet Metës: Përmes mashtrimeve, po tenton të përçajë PD-në, ia dimë bëmat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2021, 19:07
Përmes një deklarate Partia Demokratike iu është përgjigjur deklarata të presidenti Ilir Meta ditën e sotme në një konferencë për shtyp.
PD shkruan se përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike.
"Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij."

