Shikoni videon.18-vjeçari shënoi dhe fitoi bastin, Mourinho i blen atletet 800 euro!
Një premtim i bërë, një premtim i mbajtur. Jose Mourinho nuk ka vonuar të mbajë fjalën dhe të blejë një palë atlete disi të shtrenjta, prej 800 euro për lojtarin e tij të ri, Felix Afena.
Sa për informacion, ky i fundit është vetëm 18-vjeç dhe dje në ndeshjen me Genoan trajneri portugez e futi në fushë në minutat e fundit dhe e karikoi duke i bërë një premtim. Nëse ti futesh dhe shënon, do të të blejë një pale atlete të shtrenjta që kushtojnë 800 Euro.
Djaloshi, sulmues i grumbulluar nga Akademia, u fut në lojë dhe shënoi jo një po dy gola në sfidën që u mbyll 2-0 pikërisht me rrjetat e tij.
Në fund të ndeshjes Mourinho nuk mund të mos ishte i kënaqur pasi u rikthye te fitorja me Romën dhe sot ai i dha lojtarit edhe atë që meritonte, atletet 800 Euro shumë të merituara. Ndiqni videon./Ora News/.
