Meta: Dekretova zgjedhjet lokale më 13 tetor, Basha i bojkotoi sërish, nuk paraqiti kërkesë në KQZ

Në një dalje për mediat, presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se pasi ai erdhi nga Gjermania, duke parë situatën e tensionuar në vend, vendosi anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor 2019.

Ai tha se presidenti kërkonte një datë më gjithëpërfshirëse në mënyrë që të çtensionohej edhe situata politike në vend për shkak të protestave.

Meta shtoi se, pavarësisht se Basha ra dakord për datën 13 tetor si datë për zgjedhjet e reja lokale, të dekretuara nga presidenti, kryedemokrati nuk ka paraqitur në KQZ kërkesë për pjesëmarrje në zgjedhje.

Meta: Në 8 qershor presidenti sapo erdhi në Shqipëri u njoh me situatën dhe shqetësimin e përshkallëzimit të pakontrolluar të saj. Pak minuta para protestës së opozitës, bëra me dije shfuqizimin e zgjedhjeve lokale në 30 qershor të vitin 2019. Presidenti duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese, pasi vlerësoi situatën e krijuar në vend, mori këtë vendim për të çtensionuar situatë dhe për të shmangur riskun në vend, si dhe për t’i dhënë një rrugëdalje për Bashën.

Presidenti kërkonte një datë të re gjithëpërfshirëse. Ky vendim nuk ishte i lehtë për mua, aq më tepër pa u konsultuar me kryeministrin dhe kryeparlamentarin. E mora i bazuar në parime kushtetuese dhe pas një vlerësimi të gjithë rrethanave të brendshme e ndërkombëtare. Duke mos pasur kohë në dispozicion, por duke pasur shqetësim për pasojat, pasi ai që thërriste njerëzit në protesta ishte i tmerruar nga ajo. Në protestat e mëparshme qytetarë dhe policisë kishin pësuar dëmtime të rëndë. Pas anulimit të zgjedhjeve unë ka bërë gjithë përpjekjet për caktimin e një date të re në kushtet e një klime të qetë që të merrni pjesë të gjitha alternativat. Unë miratova 13 tetorin 2019 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 13 tetor, pas shumë konsultave, në mënyrë të veçantë me Bashën. PS nuk ishte e interesuar për një gjë të tillë.

Veprimi më minimal që duhet të bënte Basha pas këtij veprimi, duhet të ishte paraqitur për regjistrim në KQZ për këtë datë të re. Por, sipas konfirmimeve zyrtare, rezulton se Basha dhe PD nuk kanë denjuar që të bëjnë asnjë kërkesë zyrtare pranë KQZ-së për të konkurruar në këtë datë të re të dekretuar nga presidenti, edhe pse presidenti ishte konsultuar me Bashën dhe opozitën. Ndryshe, partitë e tjera opozitare i kanë paraqitur kërkesat e tyre për tu regjistruar në zgjedhjet e dekretuar më 13 tetor. Basha ka bojkotuar 30 qershorin, por edhe 13 tetorin. Kujt i ka shërbyer Basha duke mos e riregjistruar PD-në në asnjë datë për zgjedhje? Basha kështu ka mbështetur Ramën për të kapur 100% pushtetin vendor.