Buxheti "2022", Ibrahimaj: 250 mln lekë për start up-et, 7 programe për hapje biznesesh

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kanë prezantuar ditën e sotme paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël.

Ibrahimaj në fjalën e saj u shpreh se një fond prej 250 milionë lekësh do të shkojnë për start up-et, ndërsa tha se janë 7 programe punësimi ku synohet që rreth 5 mijë individë të hapin bizneset e tyre.

"Programe interesante të nxitjes së punësimit, 7 programe synohen të nxiten rreth 5 mijë individë, që të hapin biznese të tyre. 250 milionë lekë fonde për start up, fond të veçantë për garancinë rinore, ku çdo i rini në 29 vjeç, që do mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim", tha Ibrahimaj.