Meta i kujton Bashës zotimin para protestës së 8 qershorit dhe ka një lutje: Mos bojkoto dhe demokratët

"Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotmja është dita e fundit, kur i drejtohem kupolës drejtuese me argumentet e arsyes. Koha për fjalët po mbaron, dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë sovrani".

Presidenti Ilir Meta i ka kujtuar edhe njëherë këtë deklaratë kreut të PD-së, Lulzim Basha, në protestën e 2 qershorit 2019, e 7-ta në radhë e opozitës asokohe, ku ai deklaronte se është hera e fundit që i drejtohej popullit me fjalë.

"Do bëhej hataja në 8 qershor, ky e thërret popullin dhe pastaj ja lë popullit përgjegjësinë" deklaroi Meta duke sqaruar futjen e tij në lojë më 8 Qershor ndërsa opozita ishte mbledhur për manifestimin e radhës dhe ai njoftoi vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale.

Presidenti sqaroi se shtyrja e zgjedhjeve nga ana e tij ka qenë kërkesë kryesore e Bashës por edhe përfaqësuesve të Bundestagut gjerman të cilët ishin alarmuar nga lajmet që vinin nga Tirana.

"Erdhi dhe mu lut në Gjermani se e kishin thirrur atje more djalë i mbarë u hodh një shkashkë dhe pati problemin më të vogël të shtunën do të distancohemi njëherë e mirë nga ty dhe mos na përdor më ne duke thënën se i dogja mandatet se na thanë gjermanët. Prandaj dridhej dhe qante ky. Një pjesë e atyre mu lutën që shikoje çështjen e Kushtetutës që edhe opozita të regjistrohet në zgjedhje. Pasi kam bërë këtë akt për vendin tim kemi deklararë të njeriut kryesor të Bundestagut që merret me këtë pjesë të Ballkanit dhe Europës që partitë të pranojnë vendimin e presidentit për zgjedhje gjithëpërfshirëse që mos të vënë në rrezik të ardhmen europiane.

Pavarësisht se çfarë thotë zotëria nuk jam penduar për atë që kam bërë, natyrisht mund ta bëja në kushte dhe rrethana të tjera.Po në rast se presidenti nuk do bënte një veprim të tillë cili politikkan do përvëlohej më shumë? Lulzim Basha. Nga një akt i tillë që bëri Presidenti për rrethanat e kohës a e ndihmoi presidentin, a nuk u vu në qendër të sulmeve jo vetëm nga zotëria që nuk donte zgjedhje me opozitën por edhe shumë faktorë të tjerë që kërkonin të impononin me forcë ndryshimin e kufijve në Ballkan, të cilët kërkonin të vendosnin një regjim flagrant autokratik në Shqipëri duke shfrytëzuar papjekurinë apo lojërat e zotërisë që përfshin tani presidentin dhe për të shpallur opozitën si terroriste dhe për të rehabilituar gjithë ato probleme të mëdha të demokracisë të shtetit të së drejtës në vendin tonë si shpërblim që u jepej për planet për ndryshimin e kufijve në Ballkan në kurriz të shqiptarëve.

Ky është raporti im me zotërinë, e kam bërë që të mos përplaseshin demokratët me socialistët. Sa njerëz janë plagosur në mitingjet që thërrëiste zotëria? Kush ja kishte borxh këtij zotërie? I tha Ilir Meta mos u fut në zgjedhje? Me 13 tetor kush i tha mos u regjistro? Kush e bojkotoi 13 tetorin?"

Meta i kujton Bashës zotimin para protestës së 8 qershorit dhe ka

Presidenti ka vetëm një lutje për kryedemokratin.

"Të lutem mos bojkoto demokratët se këtu nuk të jap dot zgjidhje".

Presidenti tha se Basha i kishte djegur mandatet në kundërshtim me porosinë që ai i kishte thënë atij dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës.

"Dogji mandatet në kundërshtim me porositë që i ka dhënë Ilir Meta atij dhe gjithë të tjerëve që kurrë nuk mund të bëhet një vendim i tillë".