Kuvendi i thirrur nga Basha, Ora News siguron formularin që do të duhet të plotësojnë delegatët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2021, 19:42
Ora News siguron formularin e konfirmimit për pjesëmarrje në Kongresin e 18 dhjetorit të thirrur nga Kryesia e PD-së.
Formularin do të duhet ta plotësojë secili delegat, anëtar i Kuvendit, që do të jetë i pranishëm në Kuvendin e të shtunës në Pallatin e Kongreseve, ora 11.
Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i vendosur për të mbajtur Kuvendin me 11 dhjetor, ditën e themelimit të PD, për mbajtjen e të cilit ka mbledhur 4200 firma të delegatëve.
