Nisma ‘Të pastrojmë Shqipërinë’, Shehaj: Qasja e pushtetit vendor ndaj mjedisit duhet të ndryshojë
Në 26 nëntor disa të rinj nga Green Line Albania do të ndërmarrin nismën "Të pastrojmë Shqipërinë".
Organizatori Ervin Shehaj u shpreh se nisma të tilla kultivojnë kulturën tek qytetarët për të mbrojtur mjedisin.
"Çështja është, çfarë do bësh ti ? Pra duhet të kuptojmë të gjithë së bashku bëjmë shumë për mjedisin" u shpreh Shehaj.
Edhe vullnetarët Jursida Hima dhe Adriatik Kurti u shprehën entuziast për aksione të tilla,sipas të rinjve qytetarët duhet të edukohen dhe ndërgjegjësohen. Një tjetër iniciativë interesante për rigjenerimin e mjedisit erdhi nga tre të rinj nga Gjirokastra, Arli Kokalari, Bjant Çami dhe Jorgo Koça.
Të rinjtë treguan eksperiencën e tyre dy vjeçare dhe kënaqësinë që u kishte dhënë ky “mision” i krijuar nga vetë ata.
“Kishim dal për “Hiking” edhe morëm iniciativën për mbjelljen e pemëve. Gjatë eksplorimit në natyrë, kuptuam se çfarë masakre i është bërë kësaj të fundit, sidomos nga zjarret. Kemi dy vite që kemi marr këtë iniciativë dhe kemi mbjellë 120-130 pemë. Ne nuk jemi shumë persona që e bëjmë këtë, ne jemi vetëm 10 persona nga grupi jonë. Mbjellja e pemëve nuk është se të merr shumë kohë, pasi çdo njeri mund t’a gjej kohën dhe të shfrytëzohet shumë mire atë”, u shpreh i riu, Bjant Çami.
Ndërkohë, Jorgo Koça si pjesëtarë i këtij grupi u shpreh se kjo iniciativë e marrë nga ata nuk vlen vetëm për të rinjtë e Gjirokastrës, por sipas tij vlen për të gjithë të rinjtë dhe popullatën qyteteve të Shqipërisë. Ku duhet të investojmë më shumë për natyrën dhe rigjenerimin e saj.
“Qëllimi nuk është vetëm për Gjirokastrën, por për gjithë vendin. Duhet të reagojmë të gjithë”, tha Koça.
Ndër të tjera Arli Kokalari, u shpreh gjatë emisionit se “familja ka qenë një mbështetje e madhe për këtë iniciativë
