Covid-19, Dasho: Nëse do ishin vaksinuar njerëzit, numri i vdekjeve do ishte më i vogël

Nëntë viktima 218 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit të vendit tonë. 

Në lidhje me situatën epidemiologjike në vendin tonë, mjeku Erion Dasho, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se Shqipëria aktualisht ndodhet në një situatë të stabilizuar.

Erion Dasho: Shqipëria vazhdon të jetë të në një situatë të stabilizuar. Ishte një skenar që e kishim parashikuar që prej vitit të kaluar. Pra ajo situatë që përjetuam vitin e kaluar ku Shqipëria u kthye në një spital të madh ku pati një përhapje masive të Covid-19, sigurisht që ka krijuar një bazë personash të imunizuar të cilët janë relativisht të mbrojtur edhe ndaj variantit ‘Delta’. Sigurisht që ato që janë të pavaksinuar dhe të pa-imunizuar vazhdojnë të jenë të riskuar në raport me pandeminë.

Më tej Dasho shprehet se nëse njerëzit do të ishin vaksinuar, numri i vdekjeve në vendin tonë do të ishte më i vogël, pasi vaksina ulë 10 herë mundësinë për të humbur jetën

Erion Dasho: Kemi rreth 50 humbje jete në javë, që është shqetësuese sepse këto humbje jete mund të parandalohen. Pra një person nëse do ishte vaksinuar që në momentin që kur u hap fushata e vaksinimit në 1 gusht, këta persona do ishin sot të mbrojtur. Vaksinim e ul 10 herë mundësinë për të humbur jetën.

Përgatiti Anila Kolgjini.