Durrës/ Sekuestrohet një sasi lënde narkotike, në pranga 32-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 15:26
Një 32 vjeçari është arrestuar pasi është kapur me një sasi lënde narkotike e ndarë në doza.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. H banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.
Po ashtu është sekuestruar edhe lënda narkotike e gjetur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
