Aksidentohet furgoni me nxënës në Yzberisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 14:25
Një furgon me nxënës për është përfshirë në një aksident rrugor në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në Yzberisht, ku mjeti furgon drejtues shtetasin A. H që transportonte disa nxënës shkolle është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin D. T.
Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.