Bashkia e Fierit solidarizohet me familjen e vogëlushit të vrarë, punonjësit ndezin qirinj dhe mbajnë një minutë heshtje

Sapo ora shënoi 12, Bashkia e Fierit ndaloi punën. Punonjësit e saj u mblodhën në oborrin e bashkisë dhe mbajtën një minutë heshtje për 8-vjeçarin Mateo Vasiu që u vra në mënyrë barbare nga fqinji.

Në dorë mbanin nga një qiri të ndezur për shpirtin e tij që do të gjejë strehë mes ëngjëjve në parajsë.

Kryebashkiaku Armando Subashi dënoi ashpër krimin e kryer ndaj Mateos 8-vjeçar dhe apeloi për një hetim, gjykim dhe dënim të shpejtë të autorit të ngjarjes makabre.

Së bashku me drejtuesin politik të PS në Fier, Taulant Balla, ishin për ngushëllime në shtëpinë e familjes Vasiu.