Mario Draghi: Tensioni në Bjellorusi s'duhet të ndikojë në procesin e zgjerimit. Rama: BE të bëjë detyrën

Kryeministri Italian Mario Draghi heq dyshimin se situata e tensionit në kufirin me Bjellorusië mund të ndikojë në procesin e zgjerimit dhe çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë së Veriut

Në konferencën e përbashkët krah kryeministrit Rama sot në Romë, Draghi tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk varet nga shkaqe rrethanore.

Mario Draghi: “Integrimi  I Ballkanit Perëndimor nuk është diçka që varet nga shkaqet rrethanore. Është shkruar në të ardhmen e BE-së. Ç’ka po ndodh në Bjellorusi nuk ka ndikim në këtë proces. Italia nuk mendon se duhet të ndikojë në këtë proces. Nuk mendoj se dhe vendet e tjera e mendojnë kështu. Nuk kam pasur ndonjë informacion për mbledhje të jashtëzakonshme. Tani emigratët po përdoren si instrument I politikës së jashtme” tha kryeministri Italian në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama sot në Romë.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është e vendosur për të shkuar para drejt integrimit europian sepse është gjëja e duhur dhe jo se ia kërkon Berlini, Parisi apo Roma.

Edi Rama:  “Më është dashur të mësoj personalisht që integrimi europian i vendeve që nuk janë anëtarë është e lidhur me dinamikat e brendshme të vendeve të ndryshme, ndërsa Italia asnjëherë nuk kanë pasur një diskutim brendshëm.

Siç do të thoshte legjendari Donald Trump. Kjo është ça është por ne nuk mund ta ndryshojmë. Ajo çka mund të bëjmë është se të vazhdojmë të bëjmë  të njëjtën gjë. Rruga për integrimin në BE nuk e bëjmë se na kanë kërkuar nga Parisi, Berlini apo Roma, por është pjesë e borxhit që I kemi brezave të rinj. Ka qenë ëndrra e të gjithëve ne dhe etërve themelues që kanë synuar. Ne do vazhdojmë atë që jemi duke bërë. Italia është partner absolutisht I pazëvendësueshëm për të kuptuar më mirë dhe për të përparuar më shpejt në rrugët e duhura. Zgjerimi është fati i BE- së, nësë BE do të përmbyllë projektin e etërve themelues”

A mund të ketë ndarje të Shqipërise dhe Maqedonisë së Veriut në këtë proces.

Mario Draghi: “Integrimi i Ballkanit Perëndor është një proces që i sheh vendet së bashku. Duhet të konsiderojmë që dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm”

Edi Rama: BE duhet të mbajë fjalën pasi prej dy vitesh ne duhej ta kishim nisur këtë dhe nëse nuk ndodh atëherë i takon BE-së të marrë përgjegjësinë. Ne i kemi bërë detyrat, jo për BE-në por veten tonë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë për veten tonë dhe jo BE-ne. Ne jemi gati të ulemi në tryezë të BE-së.