Rama surprizon kryeministrin italian me dhuratën, në Palazzo Chigi e shoqëron Bledi Çuçi e Endri Fuga
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Romë për një vizitë zyrtare ku u prit nga kryeministri Mario Draghi.
Pritja zyrtare u bë në Palazzo Chigi të Romës ku kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar edhe nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i komunikimit në zyrën e kryeministrit Endri Fuga.
Kryeministri Rama surprizoi homologun Italian me librin e tij me piktura të realizuara gjatë mbledhjeve të qeverive.
Edi Rama: “Doja tju jepja një dhuratë personale. Librin tim të fundit me pikturat e mia që kemi bërë me galerinë e Berlinit. Janë të gjithë vizatimet që kam bërë gjatë kohës që bëhen mbledhjet e qeverisë.
Janë dhe skulpturat në qeramikë. Janë vizatime që janë bërë në fletë axhendash të takimeve apo mbledhjeve”
Kryeministri Italian nuk fshehu dot habinë ndërsa tha: “Janë të mrekullueshme. I vetmi kryeministër në botë artist” .
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali, ku në qendër të vëmendjes do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.