Vetoja bullgare, Rama: Të shohim efektin e presioneve, Itali-Francë-Holandë në vijën e parë. Draghi: S'ka ndarje me Maqedoninë
Kryeministri Rama kërkon nga kryeministri Dragi një korsi me të shkurtër për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, siç u shpreh ai, pasi vendi ka humbur dy vite në këtë proces. Rama tha se veç Italisë ka marrë mbështetje nga Franca e Holanda për heqjen e vetos Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, që mban peng hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike. Homologut italian i kërkoi edhe përshpejtimin e pensioneve për shqiptarët që jetojnë atje.
Me afrimin e mbajtjen se konferencës nderqeveritare të premtuar nga Brukseli në dhjetor, kryeministri i Shqipërisë intensifikon lëvizjet për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Pas pritjes se kryeministrit holandez Mark Rutte në Tiranë me 10 nëntor dhe takimit në Paris me homogun francez , Rama iu drejtua Romës për ndihmë.
I gjithe presioni tashmë duhet të ushtrohet mbi Bullgarinë që të heqë veton ndaj Maqedonisë se Veriut pasi për Kryeministrin shqiptar vendi që ai drejton mjafton të ketë përmbushur kushtet.
“Për ne nuk është e rëndësishme të kemi apo jo një datë, por e rëndësishme është që të jemi në lartësinë e duhur dhe BE të mbajë fjalën sepse ne prej dy vitesh duhet ta kishim filluar këtë proces. Nëse kjo nuk ndodh, i përket BE të marrë përsipër përgjegjësinë. Ne kemi bërë detyrat tona jo për BE, por për veten tonë. Çdo çast ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë. Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonisë së Veriut është e vështirë. Do të presim presidentin e ri bullgar, do të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajë shteti bullgar dhe do të shohim se deri ku do të arrijë efekti i të gjitha presioneve që është bërë në nivele të ndryshme. Është dhe Franca dhe Holanda që po shtyjnë Bullgarinë që ta heqi veton e saj”.
Kryeministri Mario Dragi vlerëson se vendet e Ballkanit duhet të anëtarësohen në grup.
“Edhe njëherë i referohem fjalëve të kryeministrit Rama. Integrimi i Ballkanit Perëndimor i sheh vendet së bashku. Cilat janë hapat që do të bëj Italia është herët të thuhet. Këto do të kapërcehen që procesi i integrimit të vazhdojë. Zgjerimi i parë i BE për shumë vende që tani konsiderohen si partnerë të qëndrueshëm, janë dashur shumë vite. Duhet të arsyetojmë për kohët e gjata. Kjo nuk bëhet duke lidhur çështjet e lidhura me emigracionin, është strategji afatgjatë që përkufizon identitet e BE”.
Dragi mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkan në termat e stabilitetit të rajonit , dhe për të as vala e emigracionit apo ngjarje të tjera aksidentale nuk e ndalin këtë proces që ka dashur dhe do vite.
Kryeministri Rama përmes Dragit kërkon një korsi të shpejtë siç e konsideroi ai rrugën për në BE, ndërsa përsëriti qëndrimin se janë humbur dy vite dhe zvarritja e pranimit në bllok është përgjegjësi e Bashkimit Europian .
Veç integrimit, gjatë takimit me homologun italian Kryeministri bëri të ditur se i ka kërkuar atij ndihmë edhe për pensionet e shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj.
“Munda ti kërkoj kryeministrit edhe një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve. Ka shumë shqiptarë që punojnë prej vitesh dhe paguajnë kontribute në shtetin italian. “
Shqiptarët në Itali janë të privuar nga pensioni si në vendin e lindjes dhe në atë ku jetojnë.
Që prej vitit 2013, negociatat kanë mbetur pezull dhe Tirana zyrtare edhe pse ka premtuar një marrëveshje me fqinjet ende nuk e ka arritur atë në 8 vite.

