Inceneratorët presion bankave, Këlliçi akuzon Mertirin: Po kërkojnë të bllokojë informacionin për hetimet

Prej datës 10 nëntor kur Komisioni Parlamentar Hetimor për inceneratorët kërkoi informacion për pagesat dhe kontratat e tre koncesioneve, puna ka hasur në ngërç.

Janë bankat ato që nuk kanë dhënë informacionin e kërkuar nga deputetët duke bërë kështu dhe bllokimin e transparencës për situatën.

Për ngjarjen ka reaguar deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili akuzon se kjo tregon panik.

“Bosi i inceneratorëve në panik. I kërkon bankave të mos japin informacion, por Komisioni Hetimor, në zbatim të ligjit, ka akses kudo!Frika që ka kapluar Mirel Mërtirin dhe ortakët e tij në politikë, biznes dhe media, i shtyn drejt absurdit, sic është kërkesa e paligjshme drejtuar bankave për të refuzuar dhënien e informacionit komisionit hetimor për incineratorët”.

Megjithatë  Këlliçi shprehet se ligji është i qartë dhe institucionet të cilave u janë drejtuar pyetjet janë të detyruara të përgjigjen.

"Komisioni Hetimor, sa i përket hetimeve, gëzon të njëjtat kompetenca që Kodi i Procedurës Penale i njeh organit të prokurorisë, me përjashtim të marrjes së personave si të pandehur dhe ngritjes së akuzës penale".

Madje Këlliçi shton se Komisioni mund të administrojë edhe të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror, me detyrimin që këto të dhëna të ruhen sipas ligjit.