Dënimi me vdekje? Balla: Nuk e bëjmë dot, por kalbësira duhet të kalbet në burg

Mes lotësh e luleve Mateo i vogël është përcjellë për në banesën e fundit. Fjalët të ngelin në fyt sapo kalon pragun e banesës së familjesVasiu në fshatin Grecalli në Fier.

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Talaunt Balla ishin atje për të shprehur ngushëllimet.  Këshilli bashkiak i Fierit I ka akorduar një fond ndihmë kësaj familjeje

Armando Subashi bën apel për të vepruar shpejt dhe me ashpërsi që parashikon ligji :“ Ngjarje të tilla meritojnë më shumë reflektim”

Sa i takon autorit Klodian Çalamani, Subashi thotë se bashkia është përpjekur për ta integruar.

“Kemi bërë përpjekje për ta integruar. I kemi ofruar një punë në një nga ndërmarrjet e bashkisë. Ka punuar disa ditë dhe është larguar me dëshirën e vet. Që dje vrasim mendjen dhe mundohemi të gjejmë arsye pse e ka bërë por nuk ka asnjë justifikim” tha Subashi.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla kërkoi prokurorisë që të kryejë hetimet sa më shpejt dhe autori të marrë dënimin maksimal nga gjykata. Gjithashtu tërhoqi vëmendjen dhe për masat parandaluese.

Taulant Balla: “Kërkojmë ndëshkim maksimal për këtë kalbësirë të shoqërisë që duhet të kalbet në burg prëfundimisht. Sot duhet të vendosin pikëpyetjet e tyre për reagimet që duhet pasur për një person që ka qenë i dënuar më parë dhe krim i ngjashëm. Edhe pse ka marrë ndëshkimin duhet të rrisim aftësitë parandaluese të shtetit.

Dënim me vdekje?

Taulant Balla: Nuk mund të themi gjëra që Shqipëria nuk i bën dot. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës dhe kushti I parë ka qenë heqja e dënimit me vdekje.  Kodi Penal parashikon dënimin me burg përjetë dhe unë I bëj thirrje  prokurorisë të mos zgjasë shumë hetimet dhe ta çojë në gjykatë dhe kjo e fundit të japë dënim maksimal.