A ka pasur denoncime për Çalamanin para krimit makabër? SHÇBA nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 12:53
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat deklaron se do të nisë hetim lidhur me deklaratat e fqinjëve se ata kishin bërë denoncime për Klodian Çalamani para se të ndodhte krimi makabër dje por se ato nuk janë marrë parasysh nga policia.
" Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021" thuhet më njoftimin e SHÇBA.
