Në klasën e Mateos, shokët e mpirë, mësuesja kujdestare në lot. Flet drejtoresha: Jemi tronditur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 12:05
Klasën e Mateos, 8-vjeçarit që u vra barabarisht nga fqinji i tij dhe më pas u gropos këtë të mërkurë, 17 nëntor e kishte pushtuar dhimbja.
Mësuesja e kujdestare e tij nuk ka shumë për të thënë veç lotëve që i rrjedhin.
Ndërsa shokët e klasës së tretë me të cilët mësonte janë disi të mpirë pasi për shkak edhe të moshës nuk e kuptojnë mirë fatin tragjik të tij.
Rezarta Alibeaj, drejtoresha e shkollës Thanas Ikonomi thotë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë.
"Një ngjarje e rëndë që na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjen. Ishte nxënës i shkëlqyer, në klasën e tretë".

