Djegia e çiftit të moshuar në Gjirokastër, flakët nisën pas rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit


Dy të moshuar u dogjën në banesën e tyre në fshatin Hllomo të Bashkisë Dropull. Çifti Irakli dhe Fotini Panajoti të moshës 87 dhe 73 vjeç që jetonin të vetëm kanë humbur jetën pasi shtëpia e tyre ka marrë zjarr që u shkaktua nga rrjedhja e gazit të bombulës së gatimit.

Dy të moshuar u  dogjën në banesën e tyre në fshatin Hllomo të Bashkisë Dropull. Çifti Irakli dhe Fotini Panajoti të moshës 87 dhe 73 vjeç humbën jetën pas rrjedhjes së gazit nga një bombol që përdorej për gatim nga ta.

Të moshuarit jetonin prej vitesh vetëm pasi fëmijët i kishin emigrantë ne Greqi.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë lajmëruar policinë e Gjirokastrës pasi kishin parë tym në banesë.

Në shtëpinë e të moshuarve ka nisur zjarri pas rrjedhjes së gazit, ndërsa flakë kanë përfshirë fillimisht batanijet e më pas zjarri ka dal nga kontrolli, duke djegur edhe pjesët e orendive shtëpiake dhe të gjithë shtëpinë.

Të moshuarit mësohet se u përpoqën të dilnin nga banesa por mendohet se janë asfiksuar nga tymi.

Në katin e parë të banesës dy katëshe ndodheshin rreth 10 m kub dru të thatë që i përdornin për oxhakun, çka dyshohet se ka favorizuar zjarrin i cili u përhap me shpejtësi të madhe.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë arritur atje rreth 2 orë pas marrjes së njoftimit nga banorët për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugës që është totalisht e shkatërruar.

"Kur shkuam banesa po digjej, shtëpia ishte dy katëshe me dysheme dhe çati drur. Bëmë të mundur shuarjen e zjarrit, kishte rrezikshmëri për banesat rrotull. Evidentuam kufomat që ishin të djegura dhe pritëm policinë. Shkak i zjarrit ishte rrjedhja e gazit, gatuanin me bombol gazi. Ishte jashtë dhe rubineta ishte e hapur."

Fqinjët nuk kanë mundur t’i ndihmojnë të moshuarit pasi zjarri ka qenë i shpejtë dhe i vrullshëm, por edhe përshkak se në fshat jetojnë vetëm 20 banorë pothuajse të gjithë të modhuar.