Tragjedi në Dropull, zjarri djeg brenda në shtëpi çiftin e moshuar
Nga Entiola Budo Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2021, 20:56
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 16 nëntor në fshatin Hllomo, bashkia Dropull.
Një çif të moshuarish kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre.
Fotini dhe Irakli Panajoti, 73 dhe 83 vjeç ndodheshin brenda në banesë në momentin e zjarrit.
Dyshohet se shkak është bërë soba me dru. Shkëndija e drurit ka rënë fillimisht në batanije dhe më pas ka marrë flakë e gjithë shtëpia.
Ata nuk kanë mundur dot të dalin dhe si pasojë kanë humbur jetën. Çifti jetonte prej vitesh vetëm.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
