Njohja e pensioneve të emigrantëve shqiptarë, Rama nis vizitën në Itali, pritet nga Mario Draghi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 11:53
Kryeministri Edi Rama nisi mesditën e sotme vizitën e tij zyrtare në shtetin fqinj Italinë.
Ai u prit në një ceremoni zyrtare në Pallatin Chigi në Romë nga kryeministri i Republikës së Italisë, Mario Draghi.
Para nisjes drejt Italisë, Rama zbuloi qëllimin e vizitës së tij në një komunikim me gazetarët në aeroportin e Rinasit.
Rama: Në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin italian do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë.

