Rindërtimi po u merr pronat/ Familjet: Na kërkohet të firmoset akt-marrëveshje, të na dëmshpërblejë Bashkia

Protesta e banorëve të lagjes "5 Maji" është zhvendosur në njësinë administrative 4.
Edhe këtu banorët kanë të njëjtin problem, pasi shtëpitë e tyre do të shemben, si pasojë e projektit të rindërtimit, që do të zhvillohet në zonë.

Ata denoncojnë se kanë marrë telefonata nga një numër i panjohur, prezantuar si përfaqësues të bashkisë ku u është kërkuar firmosja e kësaj kontrate shpronësimi.

"Duke marrë në telefon, hajde te bashkia dhe firmos."

"Më kanë marrë në telefon dhe, më kanë thënë hajde lidh kontratën, më kanë marrë me numër privat. Nuk kam për të firmosyr kurrë."

Akt- marrveshjen e cilësojnë të njëanshme,ndaj disa prej tyre kanë zgjedhur të mosnënshkruajnë.

"I bëjmë thirrje kryeministrit, mos nxjerrë familjet në rrugë. Po bën një të keqe publike. Po nxjerrë familjet në rrugë pa na thënë se çfarë do bëhet me shtëpitë tona."

Rindërtimi po u merr pronat/ Familjet: Na kërkohet të firmoset

Ka familje që kanë firmosur, por edhe ata nuk kanë përgjigje për fatin që do të kenë.

"Si ta firmos, si mos ta firmos shtëpia do shembet."

Banorët thonë se për ndërtimin e një projekti zhvillimor,po krijohet një dramë e madhe sociale duke mos u garantuar as strehën që e kishin deri dje. E derisa banorët të ulen në tryezë të përbashkët për të sqaruar situatën, ata paralajmërojnë përshkallëzim  protestash.