Aurela Gaçe për vrasjen horror në Fier:Dënim maksimal për ty djall, të frikësohet mostra e radhës
Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka reaguar për vrasjen makabre të 8-vjeçarit, i cili u rrëmbye, u vra dhe u gropos nga fqinji 38-vjeçar në Fier, dje ( 16 nëntor).
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Aurela ngushëllon familjen e vogëlushit dhe kërkon nga institucionet përkatëse të dënojnë autorin e krimit, që mos përsëritet më një makabritet i tillë.
"Djalli ,duhet dënuar në atë mënyrë që të frikësohet mostra e radhës", shkruan Aurela Gaçe.
Gaçe u bën thirrje autoriteteve të paralajmërojnë qytetarët se ku ndodhen mostra si Klodiani.
"Mostra si ky dalin nga burgjet dhe çmendina dhe jetojnë afër secilit prej nesh. Dënim maksimal për ty djall", shkruan artistja shqiptare.
Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit Grecalli në Fier i dhanë sot lamtumirën vogëlushit 8-vjeçar Mateo Vasiu, të cilën ia mori jetën në mënyrë barbare fqinji i tij një ditë më parë.
Vogëlushi u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani, tashmë i arrestuar nga policia.
Postimi i plotë:
"Mbrëmë përqafova fëmijët para gjumit, si çdo natë tjetër, e për një çast mendova nënën që nuk do të mundet ta përqafojë dot më djalin e saj , jo pse u sëmur, jo pse thjeshtë ashtu ishte e shkruar, por sepse bashkë me njerëzit normalë, marrin frymë mostra, djaj si.puna e këtij që s'di as ç'emër ti vëmë.
Ky akt nuk quhet as faj, as gabim që të dënohet normal siç mund të dënohet çdokush që i kryen ato.
Ky akt i kryer mbi nje ëngjëll që të vetmin faj që kishte,ishte vetëm pse ishte komshi i këtij. Djalli ,duhet dënuar në atë mënyrë që të frikësohet mostra e rradhës.
KËTO qënie e dinë se asgjë nuk i gjen, se thjeshtë burgosen e do hanë e do flenë falas.
SKIZOFRENË KA KUDO, POR DIKUSH NDONJËHERË E KURDOHERË DUHET TU JAPË DËNIMIN E MERITUAR.
NGUSHËLLIMET NË KËTË RAST TINGËLLOJNË KAQ PA PESHË.
MOS E PROVOFTË ASKUSH DHIMBJEN E MAMIT E BABIT E FAMILJARËVE TË MATEOS ËNGJËLL.
INSTITUCIONET PËRKATËSE, E KANË DETYRË TI TREGOJNĒ POPULLIT SE KU JETOJNË MONSTRAT SI KY, TË PARALAJMËROJNË LAGJEN,QYTETIN SE MOSTRAT DALIN NGA BURGJET, NGA CMENDINAT E JETOJNE AFËR SECILIT PREJ NESH.
JU, INSTITUCIONE E DINIT SE KY DJALL KISHTE DHUNUAR DIKË TJETËR MË PARË.
U DËNUA ME BURG PËR PAK, EDHE JETOI I LIRË DERISA KTHEU NË VIKTIMË NJË FËMIJË.
KËTA DUHEN MBAJTUR GJITHMONË NËN MBIKQYRJE. TE IZOLOHEN NGA NJEREZIT NORMALË , PA ARTITUR TA KRYEJNĒ GJËMËN E RRADHËS.
PA FJALË ! DËNIM MAKSIMAL PËR TY DJALL!"
