Ju flet Moska - Kërcënimi kinez ndaj SHBA për Taiwanin, në mes të luftës amerikano-berishiane

Kërcënimi kinez ndaj SHBA për Taiwanin, në mes të luftës amerikano-berishiane ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Që nga 23 maji i këtij viti ka nisur një luftë e çuditshme ndërkombëtar, një luftë amerikano-berishiane. Luftërat emërtohen sipas shteteve pjesëmarrëse, është luftë midis një super shteti dhe një individi. Lufta u shpall më 23 maj të këtij viti nga SHBA dhe sekretari i DASH, zoti Blinken në emër të qeverisë amerikane, Presidentit Biden.

Kjo luftë ka një kronologji që nga ajo kohë. Ka ultimatume, deri tani është një luftë në planin psikologjik. Ndiqet ajo strategjia dhe taktika ushtarake që kundërshtari kërkohet të izolohet, në fillim u kërkua të izolohet Berisha nga partia e tij. Në 30 korrik shkoi ambasadorja amerikane Yuri Kim në selinë e PD dhe duke huazuar atë shprehjen e famshme të Enver Hoxhës për ngrënin e barit, tha që një parti nuk duhet të hajë bar për shkak të një njeriu dhe e kishte fjalën për PD.

Shprehja të hash bar ka shumë kuptime. Të hash bar sepse s'ke bukë, njeri pa bukë në këtë botë nuk mbetet. Të hash bar sepse do të mbijë bari dhe të hajë dheu me gjithë barin. Po le të marrim shprehjen të hash bar si ushqim. Një parti me 700 mijë ndjekës do hante bar po mos largonte Sali Berishës. Dhe e shpëtoi Lulzim Basha nga bar ngrënia  PD dhe mbështetësit e saj. Shpëtimtari domethënë.

Duhet pasur parasysh një gjë. Kur i bën dikujt akuza, që janë akuza penale, ato që sekretari i DASH i ka bëtë Berishës janë akuza penale. Ai i quan vendim administrativ, deklarata politike por në fakt janë akuza penale që duhet të mbështeten në prova.

Provat i kemi sekret, ja kemi treguar Lulzim Bashës, Lulzim Basha ka dëshmitare Jorida Tabakun dhe Gazmanet Bardhin siç thotë ai.

Kur i adreson dikujt gishtin dhe i bën akuza penale e nuk i jep prova, ky është ëkrcënim me vdekje. Mafia i bën këto. Këto i bënte Al Capone në Amerikë. Ky është dallimi midis shteteve ligjore dhe mafies. Shtetet ligjore kur të adresojnë një akuzë të japin dhe prova, të mundësojnë dhe të mbrohesh.

Për mua Sali Berisha duhet të kishte hyrë në burg me kohë, mendimi im, por me një procedurë të rregullt ligjore dhe provat janë të mjaftueshme me keqqeverisjen  e tij. Jo vetëm ai, edhe këta që janë sot.

Tema kryesore që po flas sot është që në mes të kësaj lufte amerikano-berishiane që pritet të shkallëzohet në dhjetor, se Berisha paralajmëroi mbledhjen e Kuvendit të PD, Basha një Kuvend tjetër. Mbetet që ambasadorja amerikanë të shkojë në PD prapë. Në mes të kësaj lufte, Kina, presidenti kinez në një bisedë që ka pasur sot me presidentin Biden i ka bërë një kërcënim të drejtpërdrejtë. Nëse mbështesni pavarësinë e Taiwanit, do luani me zjarrin.

Çlidhje do thoni ka lufta amerikano-berishiane me kërcënimin e presidenti kinez për Taiwanin ndaj presidentit amerikan.  Gjërat nuk janë pa lidhje. Ne jemi një vend i vogël, por në vendet e vogla bëhen eksperimentet e mëdha, në vendet e vogla  kontrollohen pasojat. Këtë që po ndodh midis Amerikës dhe Berishës po e vrojtojnë shumë vende në botë.