Krimi horror në Fier/ 8 vjeçari doli nga shtëpia në mëngjes dhe s'u kthye më. Ja ku e panë fqinjët për herë të fundit
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen horror në Fier.
Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme, ku trupi i pajetë i të miturit është gjetur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit në fshatin Grecalli të Fierit.
Mësohet se i miturit në moshën 8-vjeçare kishte dalë nga shtëpia që në orën 9-të mëngjesit.
Ndërkohë fqinjët për herë të fundit kanë parë 8-vjeçarin të futet në shtëpinë Klodian Çalamanit i cili jetonte vetëm në shtëpinë e tij.
Mësohet se Klodian Çalamani i cili pasi e ka rrëmbyer e ka mbajtur të mbyllur për disa orë dhe më pas dyshohet se e ka groposur.
8 vjeçari është raportuar i zhdukur nga nëna e tij ditën e sotme rreth orës 15:30 ku policia menjëherë filloi kërkimet, por fatkeqësisht pas disa orësh të miturin e gjetën të pajetë.
Autori është arrestuar dhe ka pranuar krimin para autoriteteve, ndërkohë që mësohet se ai nuk kishte probleme me banorët përreth tij.

