Detaje nga ngjarja horror në Fier, fqinjët: 38-vjeçari ishte i pirë kur rrëmbeu të miturin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2021, 19:18
Ora News, ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarje horror që ka ndodhur ditën e sotme fshatin Grecalli të Fierit. ku 38-vjeçari ka rrëmbyer dhe ka groposur fëmijën në moshën 8-vjeç.
Sipas fqinjëve dyshohet se autori I identifikuar si Klodian Çalamani, në momentin që ka bërë rrëmbimin e të miturit ka qenë i pirë. Mësohet se ai nuk kishte probleme të shëndetit mendor.
Trupi i të miturit u gjet pas disa orësh kërkimesh nga policia. 8-vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e 38-vjeçarit, i cili e kishte groposur.
Autori është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa kjo e fundit po merret me hetimin e ngjarjes.
Kane qenë familjarët të cilët e kanë denoncuar pasi fëmija nuk është kthyer që në 9 të mëngjesit
