Kokalari: PD u themelua nga burra si Berisha dhe Azem Hajdari, po shkatërrohet nga Basha e Bardhi

Evi Kokalari, Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, nga Foltorja Berishës në Fushë Krujës u shpreh se PD themelua nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e po shkatërrohet nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi. 

Sipas Kokalarit, deputetja Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet.

Ajo shtoi se  analistët e Edi Ramës, Mero Baze dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Lulzim Bashës, duke shtuar se kaq duhet të dish që Lulzim Basha të ikë.

Kokalari: Në 11 dhjetor do të shkarkojmë Lulzim Bashën. Dua të fokusohem te ngjarjet e djeshme, individë të Kryesisë kanë thënë gjëra shqetësuese. Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S'e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë. Nëse ajo mendon se do t'ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. 

Analistët e Edi Ramës, Mero Baze dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Lulzim Bashës. Kaq duhet të dini që Lulzim Basha duhet të ikë. Sot në Parlament, Salianji kishte një sjellje tepër ofenduese për një deputet të PD. Kishte arrogancë, fjalor të shëmtuar kundrejt një individi tjetër pak rëndësi ka se i përket PS, apo jo, duhet të ruajmë etikën. S'e di pse Salianji trashi zërin, nëse donte të tregonte që ishte burrë dhe po bënte opozitë, apo ishte nga stresi që e ka kapur Kryesinë e PD këto ditët e fundit.