FOTO/ Ky është 38-vjeçari që rrëmbeu dhe groposi të miturin në Fier

FOTO/ Ky është 38-vjeçari që rrëmbeu dhe groposi

Ora News ka siguruar foton Klodian Çalamanit, i cili rrëmbeu dhe groposi në oborrin e banesës së tij 8-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme, ku trupi i pajetë i të miturit është gjetur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit në fshatin Grecalli të Fierit.

Çalamani tashmë është arrestuar ndërkohë para autoriteteve ka pranur dhe krimin horror.

Mësohet se Klodian Çalamani i cili pasi e ka rrëmbyer e ka mbajtur të mbyllur për disa orë. I mituri u gjet i mbuluar me baltë.

8 vjeçari është raportuar i zhdukur nga nëna e tij ditën e sotme rreth orës 15:30 e policia menjëherë filloi kërkimet, por fatkeqësisht pas disa orësh të miturin e gjetën të pajetë.

FOTO/ Ky është 38-vjeçari që rrëmbeu dhe groposi