Tiranë/ Aksident te ‘Tregu Elektrik’, makina përplas 5 vjeçarin, niset më urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2021, 18:18
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur "Tregu Elektrik", ku i lënduar ka mbetur një 5-vjeçar .
Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin I. C., ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 16.11.2021, në orën 17:30, në vendin e quajtur "Tregu Elektrik", mjeti me drejtues shtetasin I. C., ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
