Ngjarja horror në Fier, 8-vjeçari po lëvizte me biçikletë kur fqinji e rrëmbeu. Autori jetonte vetëm

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen horror të regjistruar ditën e sotme në Fier, ku trupi i pajetë i të miturit është gjetur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit në fshatin Grecalli të Fierit.

Mësohet se fëmija lëvizte me biçikletën e fqinjit të tij, në momentin që ky i fundit e ka rrëmbyer dhe e ka groposur duke e lënë të vdekur.

Shtetasi i identifikuar si Klodian Çalamani jetonte vetëm.

Ndërkohë sipas banorëve të zonës, burri që në momentin që ka rrëmbyer të miturin ishte i pirë.