Horror Fier: Rrëmben e vret fëmijën 8-vjeçar të fqinjit. Gjendet i mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot (16 nentor 2021) në fshatin Greçalli të Fierit ku një fëmijë 8 vjeç është rrëmbyer nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.
Nga informacionet e para dyshohet se 38 vjeçari e ka rrëmbyer e ka mbajtur të mbyllur për disa orë dhe më pas dyshohet se e ka groposur.
Mamaja e raportoi të zhdukur
Rreth orës 15:30 mamaja raportoi në polici se djali i saj nuk ishte kthyer në banesë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë shpalljen në kërkim dhe nisën kërkimet, Morën informacion punuan në grumbullimin dhe administrimin e provave bënë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Zbulimi horror
Policia ushtroi kontroll në banesën e Klodian Çalamanit, 38 vjeç dhe pas kontrollit bëri te mundur gjetjen e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Trupi i pajete i femijes u gjet rreth orës 18:30 të mbrëmjes së 16 nentorit.
Arrestimi
Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.
Hera e fundit
Fëmija lëvizte me biçikletën e fqinjit të tij, në momentin që ky i fundit e ka rrëmbyer. Ai jetonte vetëm. Kanë qenë fqinjët që kanë parë djalin të hynte në banesë. Autori ka pranuar në polici rrëmbimin e fëmijës dhe groposjen e tij.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.