Kokalari: Nuk jam xheloze për Gridën, e pamoralshme, Gjekmarkaj do të ikë kur Berisha të bëhet kryetar
Evi Kokalari, Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, nga Foltorja Berishës në Fushë Krujës u shpreh se e kanë akuzuar se është xheloze për Grida Dumës.
Sipas Kokalarit, ajo nuk është aspak xheloze për Grida Dumën pasi ajo e cilëson si një njeri quan si jo të pastër dhe të pamoralshme.
Ajo shtoi se i vjen çudi edhe që prindërit i çojnë fëmijët t'i edukojnë te individë si Gjekmarkaj dhe Mërtiri, të cilët do të largohen nga PD-ja kur të vijë Berisha në krye.
Kokalari: Për Grida Dumën më kanë akuzuar se jam xheloze. Por nëse unë kam xhelozi për një njeri që unë personalisht e quaj jo të pastër dhe të pamoralshme, këtyre njerëzve u ka ikur mendja vendit. Doja të flisja dhe pak për individë si Gjekmarkaj dhe Mërtiri, që qenkan pedagogë në fakultete. Më bën çudi si prindërit çojnë fëmijët t'i edukojnë këta individë. Më vjen mirë që Gjekmarkaj do të ikë kur z.Berisha të bëhet kryetar i PD dhe kur të ikë kam një dhuratë për të, që ai do ta kuptojë shumë mirë, një shishe bosh. Se mua më konsideroi si një shishe që rashë nga qielli dhe asnjë s'po e kuptohet për ça duhesha.
Mbajeni besimin te Berisha sepse ai do të heqë qafe Ramën, Bashës dhe Sorosin. Ai do ta sjellë Shqipërinë në rrugën e duhur.

