"O rrugaç", Debati për gjuhën e përdorur në Kuvend, Basha i rikujton Ramës audion: Nuk mund ta ulësh veten më shumë
Teksa vijon debati në lidhje me gjuhën e përdorur në Kuvend, Kreu i PD-së, Lulzim Basha tregoi në sallën e Kuvendit audion e një bisede, sipas tij, të zhvilluar mes Ramës dhe një qytetari. Sipas Bashës, Rama ofendon një qytetar krejtësisht të pambrojtur.
Debati që dëgjohet në audio:
Rama: Po ça vodha mo të ..., mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?
Qytetari: Që nga teatri
Rama: O rrugaç
Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?
Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara
Qytetari: Maskara je ti që vjedh
Basha nuk sqaron se kur është regjistruar audio dhe as në çfarë rrethanash është kryer ajo bisedë.
Pas dëgjimit të bisedës, Basha shprehet se kryeministri i vendit përdor fjalor banal dhe nuk mund ta ulë më shumë veten se kaq.
Basha: "Ky në këtë moment ishte kryeministri i vendit. Mjafton të shkruash në Google Edi Rama fjalor banal dhe të shikoni se çfarë fjalor përdor ky. Ky është fjalori i këtij që sot thotë nuk e ul dot veten. Ku ta ulësh më shumë veten se sa e ke ulur? Ti kënaqesh duke i shkaktuar qytetarëve vuajtje pa fund.
Si në çdo akt tjetër të jetës tënde, je kopjac i Enver Hoxhës. Sadizimi politik ishte sistemi që mbante Enver Hoxha për të terrorizuar shqiptarët. Këto janë vegla jote për të nënshtruar mendjet e lira dhe për të zhvendosur boshtin e një shoqërie tek anormaliteti, tek banaliteti, tek masakrimi i dinjiteti njerëzor që të ka qëndruar në një rreze prej 50 cm. Ndonëse e ke filluar si çirak ja ke kaluar çdo ustai këto 30 vite."