Fier/ Rrëmbeu dhe groposi në baltë djalin e fqinjit, 38-vjeçari pranon krimin horror
Klodian Çalamani i cili rrëmbeu dhe groposi djalin e fqinjit ka pranuar krimin para autoriteteve.
Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme, ku trupi i pajetë i të miturit është gjetur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit në fshatin Grecalli të Fierit.
Mësoshet se ai ka pranuar vrasjen e 8-vjeçarit pas pyetjeve dhe presioneve nga ana e policisë.
Ka qenë nëna e të miturit që ka bërë denoncimin në polici pasi djali i saj nuk u kthye në shtëpi që prej paradites së sotme.
Mëoshet se Çalamani i cili pasi e ka rrëmbyer e ka mbajtur të mbyllur për disa orë dhe më pas dyshohet se e ka groposur. Trupi i të miturit u gjet i mbuluar me baltë pas disa orësh kërkimesh nga policia.
Fqinjët kanë raportuar se autori ka qenë i pirë në momentin që ka bërë rrëmbimin.
Por ky nuk është rasti i parë. Në vitin 2006, Klodian Çalamani së bashku me shokun e tij Florian Vasiu morën peng dhe torturuan për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur.
