Berisha tregon historinë: Unë këmbëngula të numëroheshin votat gabim për bashkinë e Tiranës në 2011
Nga Fushë-Kruja ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka qenë ai që e ka ndihmuar dhe këshilluar Bashën në zgjedhjet e për bashkinë e Tiranës.
Berisha tregoi një histori me një këshilltar amerikan që Basha i kishte kërkuar që të mbyllej historia me votat, ndërsa Berisha ka këmbëngulur që të vazhdonte numërimi.
Berisha: Basha paska thënë se ka fituar bashkinë e Tiranës se më ka përjashtuar mua nga fushata. E vërtetë kjo është sa ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Do tu tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Përpos mundimit që bënin në fushatë, çdo natë ulesha me ish-kryetarin për ta udhëzuar për të nesërmen në fushatë.
Ajo që ka vlerë është kjo: u mbyllen numërimet, Edi Rama doli me 10 vota para. Mua më njoftojnë se janë gjetur në kuti vota të keq vendosura. Këto quhen në Kodin Zgjedhor si vota të vlefshme. Mua më thotë një këshilltar i imi se janë gjetur dhe janë të vlefshme. Unë kërkoj që të numërohej dhe fillon numërimi i tyre. Ne kishim një këshilltar amerikan që më thotë se nga rruga e Elbasanit ka shqetësim të madh për numërimin e këtyre votave. Unë i thash nëse duan ata të ambasadës amerikane të shkojnë të numërojnë. Unë votë kujt nuk i marr, por votë kujt nuk i fal. Ai më thotë se Basha është dakord që të mbyllet kjo punë. Ndërsa unë i them se po e bëj për demokratët dhe jo për Bashën.

