Ngjarja horror në Fier, shokohen familjarët dhe fqinjët, pamje nga vendngjarja (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2021, 19:57

Familjarët e të miturit dhe banorët e Fierit janë tronditur nga ngjarja horror, ku 8-vjeçari është vrarë nga fqinji i tij i identifikuar si Klodian Çalamani.
Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme, ku trupi i pajetë i të miturit është gjetur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit në fshatin Grecalli të Fierit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur familjarët dhe dhjetëra banorë. Në videon e siguruar nga Ora Neës, shihen familjarët duke qarë ndërsa që fqinjët kanë mbetur të shokuar.
Ndërkohë fqinjët kanë bërë me dije se 38-vjeçari në momentin që ka bërë rrëmbimin e të miturit ka qenë i pirë.


