“Balonë Tabake”, Rama sqaron opozitën: Ishte metaforë, jo shpifje. Tabaku të çojë në Gjykatë faktet
Kryeministri Edi Rama, ka marrë fjalën në Kuvend ku ka sqaruar termin “Balonë Tabake” të përdorur ditën e djeshme në Kuvend ndërkohë që fliste për buxhetin e vitit 2022.
Fjala e Ramës irritoi opozitën pasi ata e konsideruan fyerje ndaj deputetes Jorida Tabaku.
Rama në fjalën e tij tha se fjala e tij ishte metaforë, ndërsa shtoi se debatet në ditën e djeshme do mbahen mend për degradimin e rëndë të gjuhës.
Edi Rama: Ndjehem i detyruar të bëjë një ndërhyrje për faktin se kjo seancë ndoshta më e rëndësishmja në vitin parlamentar nuk karakterizua nga debate mbi buxhetin, por mbase do të mbahet mend për ca kohë për degradimin e rëndë të gjuhës. Duke qenë se për këtë degradim u mor në zanafillë nga fjala ime e ndjej për detyrë që t’u sqaroj se fjala ime ishte si më poshtë: Pyet atë që ke në krahë se ajo të jep shifrat, megjithëse ti je pasi balonë tabakeje.
Gjithë çfarë erdhi pas mu më kujton një moment tek filmi “il postino”, ku nëna I qahet fshatit se postieri kishte turbulluar vajzën me metaforat e Nerudës, dhe ndërkohë është e paimgjinueshme që teksa një metaforë kthehet në një akuzë, pastaj vazhdon një lumë i tërë përbaltjesh sharjes deri tek turrjet për grushte, duke turpëruar parlamentin. Duke qenë se kjo nisi me zonjën Tabaku, e cila bëri dhe një replikë ku metaforën time që kishte lidhjet me shifrat.
Rama tha se ka një ndryshim mes metaforave dhe sharjeve apo akuzave, ndërsa shton se e habit fakti se si poetja Flutura Açka u ndje e prekur nga një metaforë.
Edi Rama: Duke qenë se Tabaku u ankua para këtij Kuvendi se kjo na qenka një trend unë kam ardhur këtu me një prej vendimeve të Gjykatës që ka të bëjë me Tabakun. Ka një ndryshim mes metaforave dhe sharjeve shpifjeve dhe akuzave me sfond penal. Edhe një poete si Açka u ndje e prekur nga një metaforë, unë s’do prekesha fare nga një metaforë, unë nuk do prekesha fare.
Ai ka cituar fjalën që tha Tabaku në Kuvend, ndërsa ka shtuar se ka ftuar Tabakun që të çojë në Gjykatë një fakt të vetëm për të provuar akuzat.
Edi Rama: Në fjalën e Tabakut personi për të cilin flitet jam unë. Dhe më pas kryeministri e ka ditur se pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar nga njerëz të tillë dhe jo vetëm se ka ngritur gishtin por ka votuar shtyrjen e implementimit të ligjit. I njëjti kryeministër ka vazhduar tu japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e akuzuar duke ofruar dhe arkitektin e tij të preferuar. E me rradhë të tjera. Për të gjithë këtë çarçaf e kam ftuar zonjën Tabaku të çojë në Gjykatë një fakt të vetëm për të provuar akuzat.

