FOTO/ Këto janë anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi

 

Janë identifikuar viktimat që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në Greqi.

Ora News, ka siguruar foton e çiftit shqiptar dhe vajzës së tyre në moshën 22-vjeçare që vdiqën në vend pas aksidentit tragjik.

Aksidentit fatal i ka mbijetuar vetëm djali i tyre 17-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

FOTO/ Këto janë anëtarët e familjes shqiptare që

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme ku mjeti  tip “Toyota” me të cilën po udhëtonin familja shqiptare është përplasur me një cisternë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre  22 vjeçe, ndërsa djali i tyre 17-vjeçar ka dalë nga rrënojat.

FOTO/ Këto janë anëtarët e familjes shqiptare që