Ish-deputetja përlotet nga surpriza e miqve, premtimi i shoqes: Do të vij ta mbaj vajzën sa herë të duash
Kejdi Mehmetaj, ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim rrëfeu ndjesitë e saj në prag të ardhjes në ne jetë të vajzës së saj.
Ndërkohë në emisionin “Jeto me Orën’ në RTV Ora, Mehmetaj e cila së shpejti do të bëhet nënë është surprizuar nga video-mesazhet e miqve të saj.
“Përshëndetje nga Luksenburgu, më mungon shumë më ka marrë shumë malli, mezi po pres fëmijën tënd të ardhshëm. Je një mike që ne kemi fatin ta kemi pranë me këshillat tua, me durimin e përsosur për t’u marrë me ne. Je inspirim dhe ke të gjithë vlerat që duhet të ketë një politikane për të bërë një Shqipëri të mirë.”- thotë njëra prej mikeshave të Mehmetajt.
Sakaq një shoqe tjetër e ish-deputetet i ka premtuar publikisht se nëse do të ketë nevojë të bëhet dadoja e vajzës së saj.
“Të dua shumë dhe jam shumë krenare për atë që ti je dhe për atë çka p0ërfaqëson. Jo të gjithë kanë fatin që ta njohin zemrën tënde të madhe. Pasioni jot është shembull për të gjithë të tjerët. Mezi po pres që të vijë bebushi që ke të barku dhe t’i dhurojmë të gjithë dashurinë e botës. Ta premtoj publikisht që nëse do kesh nevojë për një dado unë do bëhem dadoja perfekte dhe do të vijë ta mbajë bebushin sa hetë të kesh nevojë. “- ka thënë ajo.
Ndërsa dy mikeshat e tjera, janë shprehur se Mehmetaj zë një vend të veçantë tek ato, ndërsa kanë shtuar se është model frymëzimi për të rinjtë.
“Kejdushe nuk shihemi dhe nuk flasim aq sa duhet, largësia bën të veten, dua të dërgojë një përqafim shumë të madh. Kemi ndarë momente të bukura dhe të trishtuara. Ke një vend shumë të veçantë në zemrën time. Të dua."
‘Mezi po presim që të na sjellësh bebushen e bukur. Dua të të falënderoj që në raport me të gjithë ne të rinjtë ti je një model frymëzimi. Shpresoj se këtë pozitivitetin tënd ta shikojnë të gjithë të tjerët.”- shprehen ata.
Pasi ka mbaruar video-mesazhi, Mehmetaj është shprehur se nuk e priste një surprizë të tillë.
“Nuk e prisja fare. Janë nga miqtë e mi më të afërm dhe i falënderoj shumë.”- tha ajo.

