Berisha thirrje Ramës e Bashës: Vini gishtin kokës... Harrojeni, mjerë ata që kërkojnë të përballen....

Ish kryeministri Berisha ndodhet ne nje konference per median ku beri te qarte se perballe ka Ramen dhe Bashen. Ky i fundit sipas Berishes eshte pengu, i Rames i cili eshte pengmarres.

"Asgjë nuk mund të nëpërkëmbë firmat e demokratëve. dhe nuk do të mblidhet sipas peng kryetarit por sipas formularit që ata kanë firmosur. Të harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor në Shqipëri. Mjerë ata që kërkojnë të përballen me të. Ne po ndjekim me rigorizitet ligjet ekzistuese. I them Edi Ramës hiq dorë se do hysh në histori daja yt që kërkonte të bllokonte pluralizmin me tanke. Mos u shërbe me pengje e stërpengje.

Pengkryetarit nuk kam ndonjë mesazh të vecantë sepse ai komandohet nga pengmarrësi por I them më 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD-së.

Më 11 është vetëm fillimi I Kuvendit e do vijojë deri në rivendosjen e pluralizmit. Mos mendo Edvin se duke vjedhur data do t’i dalësh para këtij Kuvendi. Të kemi shumë të qarta gjërat. Ky është revolucion paqësor por askush nuk mund të luajë me të.

Vini gishtin kokës ju them të dyve se ata që kanë vënë firmën nuk do të pranojnë kurrë në botë që të ndryshojnë asgjë nga axhenda që kanë përcaktuar. Frika është e juaja.'