Berisha: Jam dakord me propozimin e Palokës për verifikimin e firmave, por Basha ka frikë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë ditën e sotme u shpreh se është dakord me propozimin e Edi Palokës për verifikimin e formularëve të demokratëve.

Ai theksoi se Basha ka frikë nga këto firma dhe siguroi se asgjë nuk do të lëvizë nga rendi i ditës i përcaktuar nga demokratët.

Berisha: Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka propozuar një kompromis. Ai ka propozuar që secila palë të caktojë një përfaqësues të ulen në zyrën e tij dhe të verifikojnë çdo formular. Unë deklaroj plotësisht propozimin e Palokës dhe mërin që ai ka zgjedhur.

Por mendoni ju se pranon Basha. Firmat i kanë tmerruar, i shfazuar. Për mua të fillojnë qysh sotme me verifikimin e firmave. Ama asgjë nuk mund të lëvizë asnjë germë të rendit të ditës të përcaktuar nga anëtarësia. Dëshmoj se sa larg ishin nga baza, nga njerëzit që kanë derdhur lumenj djersë e që marrin shumë pak. Prandaj revolucioni do tu japë të gjithë ato që takojnë.