“Berisha s’ka porositur përfshirjen e Suel Çeles për mbledhjen e firmave”, zbardhen debatet mes Bashës dhe Nokës në Kryesinë e PD
Një nga debatet me tone të larta në kryesi ishte mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës.
Burime bëjnë me dije se momenti më kulminant i debateve ishte për deklaratat e Bashës për përfshirjen e Suel Çelës Suel Çeles, Tom Doshit dhe Aqif Rakipit në firmosjen e formularëve për thirrjen e Kuvendit.
“Thoni se po e organizon Aqif Rakipi Suel Çela, Rraja, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kushdoqoftë, atëherë unë jap dorëheqjen. Se çfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre është punë e tyre. “-u shpreh Noka, duke mos mohuar indirekt për shqetësimin e ngritur publikisht nga Sekretari i Pergjithshëm dhe gjatë kryesisë nga kryetari i PD, kishte një pergjigje për rolin e Berishës në këtë çështje.
“Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces e ka marrë vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur. Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës.
Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 ore nën presionin e Suel Çlës përveçse të firmosë? Është turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Çelës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajës.
Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokrateve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën. “Suel Çelës ia thyej brinjët këtu ”, po ti katër orë rri në Elbasan dhe ikën . e kam të pamundur në çdo qelizë të trurit tim të pranoj se Sali Berisha është si porositës por ai gjen kohën për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjalë për Aqif rakitin, asnjë fjalë për Suel Çelën." tha Basha.

